13:33 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Mourinho: S’pensionohem në United

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka thënë se në të ardhmen do të largohet nga Old Trafford, edhe pse klubi tash po i ofron kontratë të re.

Ai është shprehur se nuk është i sigurt nëse karrierën e tij menaxheriale do të përfundojë me Djajtë e Kuq dhe këtë e ka lidhur me ambicien e tij për përvoja të reja, shkruan Goal, përcjellë Klan Kosova.

“E vetmja çka mund të them është se unë trajner me brenga, ambicie dhe dëshira për gjëra të reja”.

“Jam i sigurt se nuk do ta përfundojë karrierën në Manchester”, ka thënë Mou.