09:24 / E Shtunë, 07 Prill 2018

Mourinho: Të fitojmë në derbi për të siguruar vendin e dytë

Manchester United dhe Manchester City do të ndeshen sot në derbin e qytetit në “Old Trafford”.

Në rast të fitores së Cityt, do të jetë skuadra e Pep Guardiolës që edhe matematikisht do të shpallej kampion, pikërisht në stadiumin e rivalit të tyre, por Muorinho kërkon fitore nga skuadra e tij, për arsye se dëshiron që ta blindojë vendin e dytë.

“Ne ende jemi të motivuar për ta mbyllur sezonin në katërshen e parë pasi matematikisht ende asgjë nuk është siguruar”, ka thënë Mourinho.

“Kemi krijuar një shkëputje të mirë ndaj rivalëve por ende asgjë nuk ka përfunduar. Objektivi ynë kryesor mbetet të jemi brenda top katërshes. Ne do të futemi në ndeshje për të kërkuar fitoren pasi na nevojiten pikët për të siguruar vendin e dytë”, përfundoi Mourinho.

Ndeshja derbi e kësaj jave në Premier Ligë fillon nga ora 18:00. /Indeksonline/

Mos i humb