Mourinho tregon të ardhmen e De Gaes
Jose Mourinho ka përshëndetur pritjen spektakulare të David De Geas dhe ka insistuar se portieri spanjoll do të qëndroj në Old Traford.
Pritja e tij kundër Young Boys para se Fellaini të shënoj i dhuruan tri pikë shumë të rëndësishme, që e kualifikuan United në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, shkruan Indeksonline.
“Ju e dini se ai është një lojtar i klasit botëror, ai është portieri më i mirë në botë dhe nëse ambiciet tona janë të jetë një klub i madh për të qenë një klub fitues ju duhet portieri më i mirë në botë dhe keni nevojë edhe për disa lojtarë të tjerë që janë më të mirët në botë”, ka thënë Jose Mourinho.
Viti shtesë në kontratën e De Geas është aktivizuar që do të thotë se ai është i lidhur me United deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Por asnjë marrëveshje e re ende nuk është dakord, që do të thotë që United do ta shesë atë këtë verë për të marrë një çmim të lartë.
“E di që ai dëshiron të qëndrojë, e di se agjenti i tij është i lumtur të bëjë atë që dëshiron lojtari dhe unë gjithashtu e di se bordi dëshiron që ai të qëndrojë dhe ata po punojnë në atë mënyrë shpresojmë se më shpejt ose më vonë do të arrijmë një marrëveshje”, tha trajneri i Manchester United. /IndeksOnline/