22:30 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mourinho zbulon kapitenin e Unitedit për sezonin e ri

Antonio Valencia do të jetë kapiteni i Manchester Unitedit që nga sezoni që do të fillojë pas pak javësh.

Trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, ka bërë të ditur që shiritin e kapitenit në vend të mesfushorit Michael Carrick – i cili u pensionua – do ta marrë anësori nga Ekuadori, i cili edhe sezonin e shkuar ishte shpesh kapiten i ekipit, pasi Carrick mungoi në shumicën e ndeshjeve shkaku i lëndimit.

“Kapiteni sezonin e fundit ishte Valencia dhe besoj që ai do të jetë tanimë, por kur ai nuk luan duhet të marrin një vendim tjetër”, tha Mourinho.Trajneri portugez la të kuptohet që këtë detyrë mund ta kenë edhe lojtarët tjerë si Smalling, Young, Herrera apo Mata, por kjo nuk vlen edhe për Nemanja Matic për shkak se ai ka vetëm një sezon prej se ka ardhur në Old Trafford.

Temat: