22:22 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mozzik publikon imazhin e ëmbël me të bijën, bën dedikim emocional!

Reperi i njohur, Mozzik muaj më parë është bërë baba për të parën herë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Loredana krahas angazhimeve që kanë, një pjesë të mirë të kohës ia dedikojnë edhe vogëlushes së tyre, shkruan Indeksonline.

Ndërsa të shpeshta janë edhe postimet dhe dedikimet që bëjnë për të në rrjetet sociale.

Këtë herë ishte Mozzik ai që solli një foto së bashku me të bijën, Hana.

“Faleminderit Zot ! #Hana vajza ime”, ka shkruar Mozzik.

Kujtojmë që pas një pauze të gjatë, Mozzik, Loredana dhe Getinjo janë rikthyer me koncertet në Kosovë./Indeksonline/