22:57 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Mposht kancerin dy herë, rikthehet me gol duke e shpëtuar skuadrën nga rënia

Joe Thompson shënoi një gol dhe u zgjedh lojtari i ndeshjës në fitoren 1-0 kundër Charlton, fitore kjo që e ndihmon skuadrën të siguroj një vend në Ligën e Parë edhe për një sezon.

Në vitin 2013, 29-vjecari luajti për Transmere Rovers, ai u diagnostifikua me sklerozë nodulare Limfoma Hodkgin, e cila është një formë e rrallë e kancerit.

Ai duhej t’i nënshtrohej kimioterapisë si trajtim dhe të merrte kohë për të luajtur futboll.

Thompson mposhti kancerin, dhe në mars të vitit të kaluar u kthye përsëri në kubin e tij të djalërisë Rochdale. Por, për fat të keq, kanceri iu kishte rikthyer përsëri.

Thompson, më pas, duke refuzuar të shtrihej, mundi kancerin për herë të dytë, përpara se të ndihmonte skuadrën e tij të kapërcejë një deficit të madh. /IndeksOnline/

Temat: