10:02 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mposhti Boltin, akuzohet për “doping” atleti amerikan (Foto/Video)

Justin Gatlin është përfshi në një polemikë tjetër rreth dopingut, pasi Agjencia e Anti-Doping në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapi një hetim.

Gazeta “Daily Telegraph” kishte publikuar një video fshehurazi, ku shihet trajneri i Gatlin, Deniss Mitchell dhe agjenti sportiv, Robert Wagner tek diskutojnë për substancat e ndaluara në sport, transmeton IndeksOnline.

“Trajneri, ish-medalisti i artë olimpik Dennis Mitchell dhe agjenti Robert Wagner u regjistruan duke pohuar për përdorim të substancave të ndaluara në atletikë. Në një takim, agjenti pohoi se Gatlin kishte marrë me vetë drogë për rritjen e perfromancës, të cilin sprinteri e ka mohuar fuqishëm në një deklaratë”, shkruhet në gazetën angleze.

Dyshohet se përdorimi i substancave ia dha fitoren Gatlinit në Kampionatin Botëror në Londër, ku mposhti edhe kampionin e shumëfishtë, Usain Bolt.

Kujtojmë se Gatlin ishte dënuar për një katër vite gjatë provave pozitive në vitin 2006./IndeksOnline/