12:01 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Olimpiada Dimërore: Një tjetër atlet del pozitiv në doping

Edhe analizat e testit B kanë konfirmuar pozitivitetin e sportit rus të disiplinës curling, Aleksander Krushelnitckii, ku janë gjetur gjurmë të meldonium, substancë e ndaluara nga WADA (e njëjta substancë që u pezullua edhe tenistja Maria Sharapova). Krushelnitckii është fitues i medaljes së bronzit në Lojërat Olimpike dimërore “Pyeongchang 2018” në lojën dyshe-mikse, ku garon bashkë me bashkëshorten e saj.

Ndërkohë, po sot, është konfirmuar edhe rasti i tretë i pozitivitetit në këtë Olimpiadë dimërore. Ai është sportisti i kombëtares sllovene të hokejit, Ziga Jeglic, që ka dalë pozitiv me fenoterol, një tjetër substancë e ndaluar. Jeglic është pezulluar përkohësisht nga garat dhe Brenda 24 orësh do të largohet nga Fshati Olimpik, deri në një vendim të dytë, kur të merren edhe analizat e testit B. Një vendim përfundimtar për të dyja rastet do të merret pas përfundimit të Olimpiadës./IndeksOnline/