22:26 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mposhti Prishtinën tre ditë para martesës, “dopietë” nga Haxhimusa

Drita e fitoi Superkupën e Kosovës për herë të parë në histori të klubit, pasi mundi Prishtinën dhe Betim Haxhimusa shënoi golin vendimtar për Dritën në takimi ne Superkupës, duke u shndërruar në hero të Intelektualëve dhe përkrahësve të kampionit aktual të Kosovës.

Për ish futbollistin e Gjilanit, ky është start perfekt i një jave të rëndëishsme në jetën e tij, meqë ndërkohë u bë i ditur lajmi se ai të enjten do të martohet dhe duket se me “këmbë të mbarë” këtë sezon.