23:00 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Mrekullia! Pula ecën pa kokë për më shumë se një javë (Video +16)

Kjo pulë nga Tajlanda ka fituar famë në internet duke mbijetuar për një javë të plotë pa kokë.

Pula në këtë gjendje erdhi pas një sulmi nga një kafshë që sigurisht ka tentuar ta hajë. Andaj murgjit budistë nga një tempull i afërt në provincën qendrore të këtij vendi e quajtën atë një “luftëtar”. Ata u kujdesen për të duke e ushqyer rregullisht shiringa.

Veterinari Supakada Arun Tong ishte i pari që u shqetësua për pulën pas humbjes së kokës. Ai  i dha ushqime me shiringë dhe i dha antibiotik poshtë qafës së saj.

“Pula ka jetën e saj. Ajo dëshiron të jetojë dhe për këtë do ta ushqejë atë, “tha Tong, i cili gjithashtu e quajti zogun një luftëtar të vërtetë. /Indeksonline/

Temat: