14:05 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

MTI-ja sqaron marrëveshjen ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe BIK-ut për shërbimet funerale

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka lëshuar një sqarim lidhur me raportimet në media, të 30.08.2019, për marrëveshjen ndërmjet Komunës së Prishtinës, Bashkësisë Islame të Kosovës(BIK) dhe MTI-së për shërbimet funerale.

Nëpërmjet këtij sqarimi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e informon publikun së nuk ka asnjë marrëveshje të tillë midis BIK-ut, Komunës së Prishtinës dhe MTI-së lidhur me shërbimet e funeraleve, siç është raportuar sot në media elektronike.

Shërbimet e tilla nuk rregullohen në fushëveprimtarinë e MTI-së dhe as nuk janë kompetencë e saj.

Andaj ky mund të jetë ndonjë gabim teknik nga mediat raportuese sa i përket përfshirjes së MTI-së.