16:40 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Muaji ”fatal”, tifozët e Man Unitedit do të qajnë pasi ta shikojnë këtë orar të ndeshejve

Manchester Unitedi ka përjetuar një fundjavë katastrofale.

”Djajtë e Kuq” kanë pësuar humbje nga Liverpooli në derbin më të madh anglez në ”Anfield”.

Skuadra e Jurgen Klopp arriti t’i mposhtë të besuarit e Jose Mourinhos me rezultat, 3-1, ku me dy gola kontriboi edhe Xherdan Shaqiri.

Forma e skuadrës nga Mançesteri nuk ka qenë aspak konsistente këtë sezon, teksa ata gjenden tani jashtë katër pozitave të para në renditjen tabelare, transmeton IndeksOnline.

Image result for mourinho

Në mesditën e sotme, Manchester Unitedi mësoi edhe kundërshtarin për fazën e eliminimit direkt në Champions League.

Bëhet fjalë për Paris Saint-Germain, ku ndeshja e parë do të zhvillohet në ”Teatrin e Ëndërrave”, ndërsa, ndeshja e kthimit në Paris.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 12 shkurt, kursa ndeshja e kthimit në Franë më 16 mars.

Por, ndërmjet këtyre dy ndeshje, skuadra e Mourinhos do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje tejet të rëndësishme dhe mjaft të forta.

Image result for liverpool vs man united 2018/19

Fillimisht, Man Unitedi e pret Liverpoolin, më pas i shkon Arsenalin dhe pastaj është nikoqir i Manchester Cityt në derbin e qytetit të Mançesterit.

Padyshim, kjo periudhë një mujore për Manchester Unitedit do të jetë një pikë, ku lojtarët ose do të ”fundosen” ose do të rikthehen në binar./IndeksOnline/