Muhaxheri: Peja ka përballuar motin e rënduar gjatë vikendit (Foto)
Reshjet e dendura të shiut përgjatë fundjavës kanë shkaktuar dëme të mëdha në pothuajse shumë komuna të Kosovës.
Ndërkohë i pari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se Peja ka përballuar motin e rënduar gjatë vikendit, duke punuar gjithherë për të pasur nën kontroll situatën nga vërshimet që mund të krijohen, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Peja ka përballuar motin e rënduar gjatë vikendit, duke punuar gjithëherë sa më shumë ta kemi situatën nën kontroll nga vërshimet që mund të krijohen. Apeloj, të mos hudhni mbeturina në shtratin e lumit e as nëpër kanale, dhe ta mbajmë qytetin të pastër prej mbeturinave.
I juaji,
#GazMuhaxheri
#SiguriePermbytjeve
#PejaePaster