17:41 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mulla Osmani kërkon verifikimin e diplomave të antarëve të BIK-ut

Imami i Xhamisë në Drenas, Osman Musliu, ka adresuar kërkesë zyrtare në Bashkësinë Islame të Kosovës, në veçanti Sekretarit të Përgjithshëm, Resul Rexhepi.

Kërkesa e tij është që të bëhet verifikimi i dokumentacionit të lëshuar nga Universiteti i Hapur Amerikan në Kairo, e që sipas tij kuadro të diplomuar nga ky universitet punojnë në BIK, transmeton Indeksonline.

Mulla Osmani pretendon se ky universitet nuk është i regjistruar askund zyrtarisht, rrjedhimisht titujt nga ky universitet janë diskutabil.

Në reagimin e tij, thuhet:

Kësaj radhe po reagoi unë Osman S. Musliu në emër të sindikatës.
Reagim ndaj përgjigjjes së Resulit, në emër të sindikatës së punëtorëve të BIK-ut.

Po zotëri Resuli, ti dhe shokët e tu, të cilët dekada me radhë janë ulur në kolltuqe të nxehta nga të cilat nuk po mund të largoheni, të gjithë ata të cilët ju kundërshtojnë ose ju qortojnë për gabimet e juaja, ju nuk përtoni t`i quani me lloj-lloj emrash e llagapesh si; “ budalla”, “ të marrë”, “ armiq” të BIK-ut e të Islamit etj.etj.
Në draftimin e ri të vetëm disa neneve, për ju si të “ shenjta”, të kushtetutës-statutit të BIK-ut, ti ishe njëri prej atyre kryesorëve, sepse ke qenë në cilësinë e sekretarit, bile për dy institucionet: kryesi-kuvend, prandaj me vetëdije e ke lejuar thyerjen e rregullit dhe rendit për interesa tuaja personale.
Këtë e dinë gjithë opinioni se si keni vepruar në këtë rast, me çka jeni bërë gazi i botës. Sa anëtarë të kuvendit, të cilët atë kohë kanë votuar për ndryshimin e atyre “neneve të shenjta” të statutit të BIK-ut, i keni dërguar në haxh pa pare, a mund të na tregoni këtë?? Sigurisht, ju thoni asnjë!!
Zotëri ef. Resul Rexhepi, është shumë e saktë, se ti në cilësinë e sekretarit të “përgjithshëm” ke heshtur për shumë parregullësi në emër të një kazue tënde të rrejshme “të ruajtjes së institucionit”. Por, ne konsiderojmë, se institucioni nuk ruhet duke mbyllur sytë ndaj të keqës dhe parregullësive.
Për ty nuk kemi thënë, se ti e ke marrë diplomën falso, por kemi kërkuar që ju në cilësinë e sekretarit të kërkoni verifikimin dhe nostrifikimin e diplomave nga jashtë vendit të puntorëve të BIK-ut, por ju këtë nuk e keni bërë asnjëherë deri më sot. Në anën tjetër, ti vet ke pranuar të shkelësh rregulloren e atëhershme të BIK-ut, e cila për pozitën e sekretarit të kryesisë ka qenë kusht, që kandidati duhet të ketë të kryer fakultetin jurdik e jo fakultetin e “sheriatit”!.
Njëashtu kemi thënë, se dyshohet për dokemente të blera nga nënpunësit tuaj të cilët janë pajisur me dipoloma nga një “universitet fantom”, dhe për këtë të kemi dërguar shkresë zyrtare tek ti personalisht, përmes së cilës kemi kërkuar ta zbardhësh rastin, pse ti pra nuk e ke dërguar në gjykatë këtë shqetësim tonin, me që nuk është punë e jotja, por e ke heshtur deri më sot?!! Punë e kujt është kjo, kush e bënë arkivimin e dokumentave, ne apo ju në cilësinë e “ sekretarit të përgjithshëm”.

Ti Resul Rexhepi dhe mbarë opinioni shqiptar duhet ta dinë një të vërtetë.
“Nuk ka komunist ma i keq se komunisti antikomunist”.
Gjatë sistemit komunist ishe një komunist, në pluralizëm je nje antikomunist, prandaj nuk ja vlen me e zgjatë me ty.

Kaq këtë herë!!!”

Për këtë kërkesë Imami nga Drenasi ka mbledhur nënshkrimet edhe të kryetarit të KB-së në Podujevë dhe atij në Han të Elezit, ndërsa kërkesës i janë bashkangjitur edhe disa profesorë të FSI-së, me arsyetimin se dëshirojnë që kjo çështje të zbardhet, ngase ekziston dyshim i madh që këto dokumente mund të jenë falsifikuar.

Kjo kërkesë sipas adresuesit po bëhet me qëllim që të dal e vërteta që do të ishte në dobi të BIK-ut dhe antarëve të tjerë të këtë institucion, myslimanëve dhe qytetarëve në përgjithësi. /Indeksonline/.