10:46 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mungesa e golave nuk ka ndikuar te CR7, tallet keq me gazetarin e Juventusit

Pavarsisht se ende nuk e ka gjetur golin me Juventusin në Serie A, kjo nuk ka bërë që disponimi i tij te ”Zonja e Vjetër” është i keq.

Juventusi arriti ta transferojë sulmuesin portugez nga Real Madridi këtë  verë për shumën e 100 milionë euro.

Pas pushimit internacional, e gjithë skuadra e Juventusit është kompletuar në seancën e fundit stërvitore, transmeton IndeksOnline.

Dhe Portugezi gjithashtu ishte në stërvitje, teksa në një moment është tallur me gazetarin e Juventus TV.

Gazetari në fjalë ishte duke raportuar nga seanca stërvitore, ndërsa prapa tij shihet Ronaldo duke e imituar atë.

Përndryshe, Juventusi do të përballet me Sassuolon këtë fundjavë, ndërsa CR7 do të mundohet që sot ta shënojë golin e parë./Indeksonline/