11:52 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mungesa e kuorumit, dështojnë dy mbledhje të Komisionit në Kuvend

Kuvendi i Kosovës vazhdon të  ketë pengesa në zhvillimin e punës së rregullt, për shkak të mungesës së kuorumit.

Gjatë ditës së sotme kanë dështuar të mbahen dy mbledhje të Komisionit në Kuvend, për këtë arsye.

Mbledhja e Komisionit për Financa e gjithashtu ajo për Zhvillim Ekonomik, megjithëse ishin paralajmëruar nuk u mbajtën për mungesë të kuorumit, raporton Indeksonline.

Kryesuesit e këtyre Komisioneve kritikuan deputetët për joseriozitet në punë dhe mungesë përgjegjësie.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje, kanë paralajmëruar se pa u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga ta, do bojkotojnë punën në Kuvend./Indeksonline/