13:24 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mungesa kruciale për Llapin dhe Feronikelin para derbit

Llapi dhe Feronikeli pritet të takohen në kuadër të javës së tetë në Superligë, por ballafaqimi i ditës së sotme nuk do ta ketë hijeshinë pa yjet kryesorë të dy ekipeve.

Mentor Zhdrella, Ahmed Januzi dhe Shend Kelmendi pritet të mungojnë te Llapi.

Ndërkohë Kastriot Rexha mund të jetë mungesa e vetme te Feronikeli, megjithëse sulmuesi nga Obiliqi është në pikëpyetje.

Dueli ndërmjet Llapit dhe Feronikelit pritet të startojë nga ora 15:30.