19:34 / E Premte, 12 Gusht 2022 / Gj. Sh

Munishi flet para ndeshjes kundër Dukagjinit

Prishtina e nis sezonin e ri si mysafir i skuadrës së Dukagjinit, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, më fillim nga ora 17:00.

E para ndeshjes ka folur trajneri i bardhekaltërve, Ismet Munishi, shkruan IndeksOnline.

Ai ka bërë të ditur se skuadra e tij do të shkoj në këtë takim për fitore, pasi ka optimizëm për këtë ndeshje dhe synimet e Prishtinë janë të qarta.

”Në takimin e nesërm futemi me optimizëm të madh. Synimet e Prishtinës janë gjithmonë shumë të qarta, edhe në këtë takim shkojmë për fitore. Nuk kemi mungesa dhe të gjithë lojtarët janë në dispozicion. Unë, stafi dhe futbollistët jemi krenar që jemi në klubin më të madh në vend. Të dalim në fushë me krenarinë më të madhe, t’i bëjmë krenar tifozët tanë “Plisat” me luftë dhe angazhim në fushë.”, ka thënë Munishi për faqen zyrtare të klubit.

Ai ka thënë gjendja e skuadrës është fantastike dhe atmosfera në ekip është shumë e mirë.

Për fund Munishi ka dhënë një mesazh ku ka thënë se Kryesia, futbollistët, stafi, tifozët dhe të gjithë qytetarët duhet punuar të gjithë së bashku që ta kthejmë Prishtinën aty ku e meriton, pasi Prishtina është e të gjithëve./IndeksOnline/