15:30 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Munishi flet para ndeshjes me Feronikelin

Në fundjavë Ballkani e pret Feronikelin në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.

Pas barazimit kundër Dukagjinit, Ismet Munishi do të ketë punë me kampionët në fuqi të Kosovës.

Megjithatë trajneri i njohur në një prononcim për Indeksonline mendon se ka përparësi në këtë ndeshje.

Kampioni ne fuqi ka super skuadër , por ne i kemi përparësitë tona qe nuk dua ti përmendi“, ka thënë Munishi.

Ai ka folur edhe për trajnerin e ri të Niklit që do të ketë vetëm paraqitjen e dytë me Feronikelin.

Është e vështirë për trajnerin e Niklit pasi që ai nuk e njeh mirë ligën dhe skuadrën tonë, i dëshirojmë suksese por pas ndeshjes me Ballkanin“, ka shtuar trajneri për Indeksonline.

Munishi gjithashtu ka lavdëruar lojtarët e tij duke i cilësuar si më të mirët e Superligës këtë sezon.

Lojtarët e Ballkanit, klubi i Ballkanit sivjet është në nivel tjetër. I kam lojtarët më të mirë në ligë. Kanë punuar fortë. Presim luftë të madhe sepse do të jetë kampionat i vështirë“, ka thënë në fund Munishi.

Munishi ka bërë një revolucion të madh në skuadër duke afruar emra të mëdhenj të futbollit kosovar. /IndeksOnline/