75 Mall Live Search
23:22 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Munishi kritikon klubin kosovar: Kjo nuk ndodhë as në Afrikë

Ballkani, ditë më parë, njoftoi se ka përjashtuar nga klubi për arsye interesante.

Lojtarët në fjalë janë Liridon Kukaj, Berat Hyseni dhe Qëndrim Sejdiu, të cilët janë përjashtuar nga klubi i Ballkanit për shkak të paraqitjeve të dobëta.

Klubi u bindë edhe më shumë për këtë vendim pas paraqitjes së dobët të treshes së lartëcekur në ndeshjen me Dritën javë më parë, transmeton IndeksOnline.

Fillimisht, klubi nga Theranda vetëm i pezulloi lojtarët në fjalë, por pas mosmarrëveshje, Ballkani vendosi që përfundimisht t’i përjashtojë ata.

Image may contain: 2 people, people playing sports and outdoor

E me këtë vendim të Ballkanit, trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi nuk është shprehur aspak i kënaqur.

Ai ka thënë se gjëra të tilla nuk ndodhin as në Afrikë.

“Nuk duhet që të na ndodhin gjëra të tilla. Klubi mund ti dënojë lojtarët, por jo ti përjashtojë. Kjo nuk ndodh as në Afrikë”, tha Munishi për ”Dueli Sportiv”./IndeksOnline/