Munishi mohon se ka biseduar me klube tjera të Superligës
Ismet Munishi dje me Lirinë e tij pësoi humbje në gjysmëfinale të barazhit.
Ata u eliminuan nga Dinamo Ferizaj me rezultat 0-2, e cila u zhvillua në Klinë.
Është përfolur se Munishi, pas humbjes së djeshme do të largohej dhe se kishte nisur bisedime me klube tjera, gjë që u mohua nga trajneri kosovar në një postim në “Facebook”.
“Nuk ka asgjë të vërtetë nga spekulimet e mediave për bisedime me klubet tjera. Jam akoma i shokuar nga humbja e djeshme. Më vjen shumë keq prej tifozëve Arpagjik’t Prizren, të cilët më kanë pritur shumë mirë dhe na kanë përkrahur pa masë. Më dhimbsen shumë lojtarët te cilët dhanë çdo gjë nga vetja. Unë nuk fillojë bisedime dhe nuk iki pa e përmbyll me Lirinë”, ishin fjalët e Munishit./IndeksOnline/

