13:38 / E Hënë, 13 Mars 2023 / L K

Munishi reagon pas shkarkimit: Mbi Prishtinën vetëm qielli

Ismet Munishi ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga pozita e trajnerit të Prishtinës.

Munishi ka thënë se mbi Prishtinën është vetëm qielli.

“Faleminderit shume Kushtrim Sopa zemra e FC Prishtinës. Shume suksese ne luftën e madhe. Mbi Prishtinën vetëm qielli”.

Munishi u emërua trajner te klubi kryeqytetas nëntë muaj më parë.