15:06 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Murati kujton komandant Agronin: Kosova u bë shtet, jo si deshte ti

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka përkujtuar ish komandantin e UÇK-së, Agron Rrahmanin në rënien e tij heroike.

Murati kujton Agronin si një komandant të zoti dhe një patriot të madh, ndërsa thotë se Kosova pas 20 vitesh nuk është siç e deshe ai dhe shokët e tij.

“Eu Agron, sa shpejtë shkuan 20 vjet. Eu, sa shumë uji eci këto 20 vjet. Kosova u çlirua dhe u bë shtet, jo krejt si deshe ti me shokë, por një hap i madh para është bërë. Çlirimtarja, shëmbëlltyra jote, 20 vjet po i bën. 20 vjet po i bën, pa të parë asnjëherë. Ne të gjallët, sa herë e shohim, vaji na mbërthen. E ti, ti buzëqeshur, si gjithnjë. Nuk po plakesh hiç shok. Ashtu siç nuk plaket as vepra jote, as rënia jote, as puna jote.

Eu, shkuan 20 vjet, pa ty. E liria nuk do kishte ardhur pa ty komandant i të parës njësi guerile të LKÇK-së në Prishtinë “Rexhep Mala” (që ishte bërthama e gueriljes së UÇK-së për Prishtinë “BIA”), pa punën tënde për të përhapur dritën e mobilizimit luftarak në popull, pa vendosmërinë tënde, për të mos u ndalur asnjëherë, edhe atëherë kur shumica nuk besonin në rrugën e luftës çlirimtare. Ishe një fanar lirie, atëherë kur liria dukej larg. Ishe shpresa, kur ajo dukej se nuk banonte në Kosovë. U prefsh në paqe komandant Agron” shkruan Valon Murati në Facebook./Indeksonline/

Temat: