75 Mall Live Search
15:09 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Murati: Më shume se për dialog, politikanët po mendojnë për zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se deputetët dhe qytetarët po mendojnë për zgjedhje e ardhshme, dhe kjo u pa edhe në debatin parlamentar për dialogun me Serbinë.

Sipas tij, askush nuk flet se si të ndërtohet një platformë bisedimet dhe çdo do të përmbajë ajo,veçse kush duhet t’i udhëheqë  bisedimet.

“Fatkeqësisht, nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, edhe kësaj radhe po del se deputetët e qeveritarët më shumë se për dialogun dhe rezultatet e tij, mendojnë për zgjedhjet e ardhshme (disa edhe brenda partiake), dhe efektet që fjalimet e tyre do të kenë në elektorat (disa edhe brenda vetë partisë). Andaj shumica flasin se kush do t’i udhëheq bisedimet, e aspak se si do të ndërtohet një platformë bisedimesh dhe çka do të përmbaj ajo. Nuk po e kuptojnë se nuk e kemi luksin të mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, kur ardhmëria e vendit mund të dëmtohet seriozisht”, ka shkruar Murati./Indeksonline/