18:23 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Muriqi debuton me Fenerbahçen në Superligën e Turqisë

Vedat Muriqi do të luaj nga fillimi për herë të parë në një ndeshje zyrtare me klubin e ri Fenerbahçe.

25 vjeçari u transferua këtë verë nga Rizespori për rreth 5 milionë euro. Fenerbahçe nga ora 19:00 do të luaj kundër Gazisehir Gaziantep.

Në ndeshjet përgatitore, Muriqi u paraqit mjaft mirë sidomos në ndeshjen kundër Real Madridit.

Ai luajti edhe kundër Bayernit dhe Wolfsburgut, ndaj kësaj të fundit arriti të shënonte. /Indeksonline/