Muriqi i shënon Barcelonës
Vedat Muriqi i ka shënuar një gol të bukur Barcelonës.
Sulmuesi dardan ka shënuar golin e tij të tretë në këtë edicion të LaLigas në minutën e 43-të, shkruan IndeksOnline.
Muriqi u asistua nga Maffeo, për të shënuar lehtë në portën e Inaki Penas, që ishte larg prej saj.
Në ndeshjen që po zhvillohet në “Estadi Mallorca Son Moix”, serinë e golave e hapi Barcelona në minutën e 12-të.
Rezultati aktual i ndeshjes: Mallorca 1 – 1 Barcelona./IndeksOnline/
GOL DE MURIQI!
— MT2 (@madrid_total2) December 3, 2024
MALLORCA 1-1 BARCELONA pic.twitter.com/fUHcN81zom