21:12 / E Enjte, 02 Shtator 2021 / A. A

Muriqi: Kjo fitore na kthjellë

Vedat Muriqi deklaroi që fitorja e Kosovës ndaj Gjeorgjisë do ta këndëll ekipin.

Sulmuesi kosovar shpreson që kombëtarja të vazhdojë me paraqitje të tilla.

‘’Në përgjithësi, jam i lumtur për fitoren e parë në kualifikimet e Botërorit. Fitore për me u kthjellë. Nuk ka rëndësi kush shënon, por e rëndësishme që të fiton Kosova. Shpresoj që të tregojmë lojë të mirë edhe ndaj Greqisë dhe të bëjmë 6 pikë. Kur fitorja vjen si mysafir është edhe më e mirë. Ishte fitorja e parë. Do pushojmë dy ditë. Do të mundohemi të nxjerrim fitore edhe ndaj Greqisë. Do të koncentrohemi maksimalisht’’, deklaroi Muriqi për Supersport

Ai foli edhe për ambientimin te Lazio pas ardhjes së trajnerit Maurizio Sarri.

‘’Punoj me një trajner që është ndër 10 më të mirët në botë. Ai nuk e ka qef lojën me topa të gjatë. Me Sarrin e pamundur të luhet me topa të gjatë. Unë dhe Nuhiu kemi provuar të luajmë në ajër shumë dhe të marrim faulla. Kjo ka qenë edhe taktikë dhe besoj që e kemi ndihmuar Kosovën’’, përfundoi Muriqi.