19:43 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / A. A

Muriqi nuk luan nga fillimi kundër Milanit

Kryendeshje e kësaj jave në Serie A zhvillohet sonte nga ora 20:45 ndërmjet Milanit dhe Lazios.

Sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi nuk është në formacionin startues dhe është lënë në bankë rezervë.

Ndërsa te Milani poashtu nuk luan golashënuesi më i mirë Zlatan Ibrahimovic.

Milani është lider aktual me 31 pikë, ndërsa Lazio ka 10 pikë më pak.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit për vitin 2021 në Serie A.

AC Milan XI: Donnarumma; Calabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernández; Tonali, Krunic; Saelemaekers, Çalhanoglu, Rebic; Leao.

Lazio XI: Reina, Patric, Luiz Felipe, Radu, Lazzari, Milinkovic-Savic, Escalante, Luis Alberto, Marusic, Correa, Immobile.