75 Mall Live Search
19:24 / E Shtunë, 04 Prill 2026 / L A

Muriqi pas golit ndaj Realit: Golin ia dedikoj Kosovës dhe Shqipërisë

Vedat Muriqi është heroi i madh i Mallorcës sonte.

Ai dha golin në minutat e fundit, që i dha fitoren ndaj Real Madridit duke e mbajtur gjallë në garën për të mbetur në La Liga.

“Pirati”, pas ndeshjes u intervistua nga “Digitalb”, ku tha se ja dedikoi golin Kosovës dhe Shqipërisë si dhe shprehi keqardhje për moskualifikimin në Botëror.

Muriqi, në La Liga ka gjithsej 19 gola, 4 më pak se ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe./IndeksOnline/