13:28 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / Gj. Sh

Muriqi rikthehet në Kampionatin Turk

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nga sezoni i ri mund të rikthehet në Kampionatin e Turqisë, te gjiganti Galatasaray.

Klubi turk ka arritur marrëveshje me legjendën e klubit Okan Buruk, i cili do të jetë trajner i ardhëshëm dhe do të nëshkruaj kontratë dy vjeçare.

Gazeta e madhe turke Fanatik ka raportuar se Buruk i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se transferimi i tij i parë duhet të jetë Vedat Muriqi.

Dyshja kanë qenë së bashku edhe te Rizespor ku Muriqi filloi shkëlqimin në elitën e futbollit turk para se t’i bashkohej Fenerbahces.

Muriqi aktualisht ka kontatë me skuadrën italiane Lazio, por që nga Janari ishte i huazuar te Mallorca.

Ai në 15 ndeshje në La Liga ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë./Indeksonline/