11:10 / E Premte, 01 Tetor 2021 / B O

Musk: Bideni është i njëanshëm kundër Teslas

Shefi i Teslas, Elon Musk, akuzoi presidentin amerikan Joe Biden për paragjykim ndaj kompanisë së tij të veturave elektrike dhe ka thënë se administrata aktuale duket se “kontrollohet nga sindikatat”, njoftoi NY Post.

I pyetur në Konferencën e Kodit në Kaliforni se pse ai u tall me presidentin në një cicërimë në Twitter në fillim të këtij muaji pasi Bideni dështoi të pranonte përfundimin e misionit të parë civil nga SpaceX, Musk deklaroi se Bideni “nuk është më miqësor”.

Musku vuri në dukje veçanërisht një ngjarje të veturave elektrike të organizuar në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, në të cilën Tesla – e cila shet më shumë vetura elektrike në SHBA se çdo prodhues tjetër – nuk ishte e ftuar.

“Biden mbajti këtë samit EV – nuk e ftoi Teslan. Të ftuar ishin GM, Ford, Chrysler dhe UAW [Unioni i Punëtorëve]. Një samit i veturave elektrike në Shtëpinë e Bardhë. Nuk e përmendi Teslan një herë, dhe vlerësoi GM dhe Ford për udhëheqjen e revolucionit të veturave elektrike”, u shpreh Musk.

Musk shtoi se administrata e Bidenit është “pak e njëanshme ose diçka e tillë… thjesht jo administrata më miqësore. Duket se kontrollohet nga sindikatat”.