14:31 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Musk: Brenda 6 javësh pronarët e Teslas do të ngasin makinën me telefon

Shefi i Teslas, Elon Musk, ka deklaruar se një përditësim i ardhshëm i softuerit do t’i lejoj pronarët e Tesla të ngasin makinat e tyre me telefonë në disa situata.

“Makina do të shkojë në vendndodhjen tuaj të telefonit dhe do t’iu ndjek ju nëse e mbani shtypur butonin e thirrjes në aplikacionin Tesla”, tha Musk.

Musk tha se përditësimi i funksionit të AutoPark Tesla, që lejon automjetet të parkojë me ndihmë të kufizuar të shoferit, do të mbërrijë në rreth gjashtë javë. Përditësimi gjithashtu do t’u japë automjeteve Tesla aftësinë për të gjetur dhe zgjedhur vendparkim pa ndihmën e shoferit, tha Musk.

Aktualisht, tipari identifikon zonat e mundshme të parkimit për shoferët për të zgjedhur dhe më pas e lëviz automjetin në vendin e zgjedhur. /IndeksOnline/