Musk tregon përse është shtyer përsëri prodhimi i Tesla Roadster
Prodhimi i Tesla Roadster është shtyrë sërish.
Roadster debutoi si koncept në vitin 2017 dhe CEO Elon Musk tha se do të ishte në rrugë deri në vitin 2020.
Pasi këto plane u shtynë, Musk tha se dërgesat do të fillonin në 2024. Por as kjo nuk ndodhi.
Tashmë është tetor – dhe nuk ka pasur ndonjë përparim në debutimin e superveturës elektrike në rrugë.
Së fundmi, miliarderi konfirmoi në një mbledhje të aksionarëve se Roadster do të vonohet – përsëri.
“Arsyeja që nuk ka dalë ende është sepse Roadster nuk është vetëm qershia mbi tortë, është qershia mbi qershinë mbi tortë”, tha Musk.
Detajet se si mund të duket Roadster i prodhimit janë mjaft të pakta.
Për sa i përket performancës, koncepti fillestar premtoi mbi 1,000 kuaj fuqi nga një konfigurim me katër motorë.
Por Musk tha se Roadster i ri mund të jetë edhe më i shpejtë.