19:49 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Musliu e Lushtaku i japin mbështetje Presidentit Thaçi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe ish-kryetari i Komunës së Skenderajt po ashtu nga PDK, Sami Lushtaku, e kanë vizituar sot Presidentin Hashim Thaçi në zyrën e tij të punës.

Ata i shkruan Presidentit për t’i dhënë mbështetje në kohën kur ai nuk po përkrahet nga disa parti politike për çështjen e dialogut, transmeton Indeksonline.

Madje deputetja Musliu në profilin e saj në Facebook sipër fotos me Presidentin, e ka edhe një thënie: “Një politikan ka gjithmonë karakter përderisa ai nuk shkëputet nga baza! E. Kupke”.

Ajo i ka sugjeruar Presidentit, të vazhdoi me besim të plotë./Indeksonline/