21:56 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mustafa: AAK po feston para kohe, kemi të dhëna se jemi të parët

Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh i pari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se AAK po feston para kohës.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se sipas të dhënave që ka LDK, Haki Rugova është 55 vota përpara.

“LDK dhe Haki Rugova kanë fituar në Istog, ndërkaq AAK po feston para kohe. Sipas të dhënave tona, të bazuara në numërimin e çdo vote, Haki Rugova është 55 vota përpara!”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/