18:12 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mustafa: Ata duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë, e jo të qeverisin më!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi të publikuar në faqen e tij zyrtare Facebook ka thënë se ata që e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin s’mund t’i luftojnë këto dukuri, ndërsa të njëjtit duhet të shkojnë në lavazh e të pastrohen mirë, brenda e jashtë dhe mos të qeverisin më.

“Jo, jo!
Ata që e kanë kultiuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën. Veç mund ta reformojnë dhe reorganizojnë për nevoja të veta. 
Ata që lidhën kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom; ata të aferës së pasaportave; ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompantë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paran publike ; ata…. duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën”
, ka shkruar Mustafa, përcjellë Indeksonline.

Kujtojmë që sot ai pati një takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, ku të dy folën për gjendjen aktuale politike në vend, duke potencuar se vendit i duhet qeveri e re dhe zgjedhjet janë më së të nevojshme./Indeksonline/