18:25 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mustafa demanton rrenën e Nasim Haradinajt, flet për financat e UÇK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj Nasim Haradinajt, pasi ky i fundit deklaroi se ish-kryeministri ishte i përfshirë në listat e veteranëve  të UÇK-së.

Mustafa, përmes Facebook-ut, sqaroi se nuk është e vërtetë se ai gjendet në këto lista, transmeton Indeksonline

“Është tragjike të lejohet që çdo luftëtarë i vërtetë të bartë në supet e tij edhe dy veteran të rrejshëm. Kështu damkoset lufta e keqpërdoren taksapaguesit e Kosovës. Duhet të veprojë ligji”, ka deklaruar ai.

Postimi i plotë:

Lexova sot në një portal, sipas dëshmisë së z. Nasim Haradinaj, se edhe unë qenkam në listën e veteranëve. Dua të sqaroj për opinionin se as nuk kam aplikuar e as nuk jam shpallur veteran i luftës së UÇK-së. 
Me mijëra aktivist kemi grumbulluar fonde për Kosovën gjatë viteve të nëntëdhjeta, kemi mbështetur luftën e UÇK-së financiarisht, por as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi kërkuar pension për clirimin e vendit. Është tragjike të lejohet që çdo luftëtarë i vërtetë të bartë në supet e tij edhe dy veteran të rrejshëm. Kështu damkoset lufta e keqpërdoren taksapaguesit e Kosovës. Duhet të veprojë ligji.