11:37 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mustafa i reagon Haradinajt: Qeveria ime kishte më pak zëvendës-ministra

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj në lidhje me numrin e zëvendësministrave gjatë Qeverisë Mustafa.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa këtë e ka quajtur si të pavërtetë, duke thënë se numri maksimal në çdo periudhë të Qeverisë së tij nuk ka kaluar 47 zëvendësministra, transmeton Indeksonline.

Për këtë, ai është i gatshëm t’i publikojë të gjitha emrat.

“Duhet të reagoj për një të pavërtetë, që lexova se Kryeministri Haradinaj e kishte thenë në Kuvend, se Qeveria ime ka pasur më shumë zv. Ministra.  Numri maksimal në çdo periudhë të Qeverisë time nuk ka kaluar 47 zv. ministra. Edhe kjo ka qenë shumë. Të gjithë emrat mund të publikohen. IM”, ka shkruar Mustafa./Indeksonline/