20:08 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Mustafa: Ne e kryem obligimin tonë, tani pres që BE ta kryej punën e sajë  

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e ka quajtur një sukës të madh, ndërsa pret që tani KE dhe BE ta kryejnë punën e tyre sa më shpejtë.

“Është një suksesi i madh i Kosovës, pasi i përcaktuam përfundimisht vijat kufitare të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa për RTK.

Duke i uruar qytetarët për vendimin e rëndësishëm, ai tha se shpreson se tani Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian do ta bëjnë punën e tyre sa më shpejtë.

Temat: