13:22 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Mustafa: Ne jemi të pafajshëm, ftesat nga Specialja normale pas propagandave të Dick Martit

Ish- komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa sapo ka mbërritur në Aeroportin “Adem Jashari”, për të udhëtuar drejt Hagës.

Me ftesë të Gjykatën Speciale, Mustafa do të intervistohet ditën e nesërme, shkruan Indeksonline.

 “Po i përgjigjem thirrjes nga Gjykata Speciale për pretendiemt e Dick Martit. Unë po shkojë atje në cilësinë e të intervistuarit, normalisht jam dëshmitar i dyshuar. Ne jemi të pafajshëm, ftesat janë shumë normale pas gjithë asaj propagandës edhe raportit që ka bërë Dick Marti”, ka thënë shkurt ai pak para nisjes drejt Hagës. . /Indeksonline/