19:00 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mustafa: Pa LDK-në, Qeveria nuk do t’i ketë votat për marrëveshjen me Serbinë

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, i pari i saj, Isa Mustafa ka thënë se LDK është që dialogu të ecë përpara, por se, përfaqësuesit e dialogut më së miri do të përcaktoheshin përmes votës së lirë të qytetarëve.

Me këtë rast ai ka ritheksuar qëndrimin e LDK-së se nuk bëhet pjesë e Ekipit Negociator të Kosovës për dialogun me Serbinë.

Përkundër kërkesës së presidentit Donald Trump që i gjithë spektri politik të jenë unik për dialogun, Mustafa ka bërë të ditur se LDK do të jap kontributin e saj përmes rolit të opozitës, por ka paralajmëruar se nuk do të votojë asnjë marrëveshje që flet për korrigjim të kufijve të Kosovës apo “krijimin e pushtetit të tretë brenda Kosovës përmes themelimit të Asociacionit ë Komunave Serbe me fuqi ekzekutive brenda shtetit të Kosovës”.

Ky është fjalimi i tij në konferencë:

Biseduam për rolin e LDK-së për proceset aktuale konstatuam se LDK ka kultivuar relacione të mira me BE, kemi punuar t’i çojmë proceset përpara që t’i plotësojmë kushtet dhe kriteret që janë para nesh që të jemi pjesë e BE-së dhe se institucionet e qytetarëve të kultivojnë relacione të mira me BE-në. Jemi ata që kemi shprehur interesim dhe kemi thënë se nuk ka rrugë tjetër përpos BE-së.

Jemi munduar të jemi faktor në vendimet që merren në Kuvend, e kemi konfirmuar edhe më parë se do të mbajë edhe sa i përket dialogut por nuk është ikje nga përgjegjësia por që nga opozita t’i kontribuojmë dialogut.

Jemi të gëzuar që këtij procesi përkrahje i kanë dhënë edhe SHBA-së si vend që Ibrahim Rugova ka thënë se duhet ët kemi miqësi të përhershme.

Jemi që dialogu të ecë përpara dhe që institucionet të kenë legjitimitet dhe si LDK mendojmë se këtë më së miri do ta fitonin përmes votës së lirë të qytetarëve. Kohëve të fundit jemi ballafaquar me një akt të presidentit sa i përket KQZ-së, sepse llogaritet që aty hyjnë partitë që marrin pjesë në zgjedhje dhe marrin vota e jo ato që konstituohen më vonë në Kuvend, dhe vetëm ato që kanë marrë vota i takojnë vendet në KQZ.

Pra, ato mund të jenë pazare të presidentit që janë bërë me partitë dhe pra nuk në këtë aspekt do t’i drejtohemi edhe opinionit dhe presidentit që LDK të ketë dy vende në KQZ sepse konsiderojmë se presidenti ka bërë shkelje të madhe me atë që thuhet në kushtetutë, por edhe atë të afatit kohor.

Ne kemi dhënë qëndrimin e qartë në asnjë rastnuk pajtohemi me shkëmbim të kufijve apo me pushtet të tretë të ndonjë pjese tëvendit tonë si Asocisiconin e Komunave me Shumicë Serbe sepse mund të bëhen porqë s’do të kenë fuqi ekzekutive pra nuk bëhemi pjesë e pazarit./Indeksonline/