20:06 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mustafa: PDK e ka çuar vendin në kolaps

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar sondazhet e fundit për partitë politike, të cilat LDK-në e kanë nxjerrë si partinë e parë.

“Me sondazhe kemi dalë si parti e parë, mirëpo nuk e ndiej veten shumë të kënaqun, por kjo s’do të thotë që duhet menjeherë me shku në zgjedhje. Nuk kërkojmë zgjedhje për sondazhe por me dal prej këtij kolapsi.”, ka thënë ai.

Mustafa ka fajësuar Partinë Demokratike për gjendjen aktuale e cila po mbizotëron në vendin tonë.

“Për vendime të mëdha nuk po i kanë as 60 vota, i kanë diku 50-51 vota, se e kanë pru vendin në një situatë të tillë, ne dëshirojmë të kemi qeverisje funksionale.”, ka theksuar ai.