19:44 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mustafa shpeshton aktivitetet, pas Kurtit takohet edhe me dy ambasadorë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i është rikthyer aktiviteteve politike duke bërë kështu takime të ndryshme radhazi.

Pas takimi të djeshëm në shtëpinë e tij me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti- Mustafa ka zhvilluar dy takime tjera gjatë ditës së sotme.

Sipas një njoftimi të LDK-së, Mustafa sot u takua në takime të ndara me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell dhe me Ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu.

Ata biseduan për rrjedhat e fundit politike duke përfshirë këtu edhe dialogun./Indeksonline/

Temat: