17:52 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mustafa: Viti 2018 do të jetë ndër vitet më sfiduese për Kosovën

 

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës për festën e Vitit të Ri 2018.

Përmes një postimi në facebook, ka thënë se viti që po vije do të jetë ndër më sfiduesit për Kosovën dhe qytetarët e saj, transmeton Indeksonline.

“Qytetarë të dashur. Viti 2018 do të jetë ndër vitet më sfiduese për Kosovën dhe qytetarët e saj. Uroj të gjejmë rrugën tonē mē të mirë të përbashkët e të na prinë arësyeja! Të jemi të lumtur të gjithë ne! Isa Mustafa”, ka shkruar ai në Facebook./Indeksonline