13:39 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Mustafa, zyrtarëve të AAK-së: Jeni rendit sikurse fishekë…!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i është kundër përgjigjur reagimeve të zyrtarëve të partisë së Ramush Haradinajt.

Mustafa ka injoruar shkrimet e tyre duke thënë se të njëjtat janë reagimet boshe.

“Po i lexoj disa reagime nga AAK në postimin tim. Për nj gjë s’mund e te mos pajtohem me ta. Janë organizuar dhe janë renditë si fishekë që ta mbrojnë partinë dhe qeverinë e tyre. Sikurse edhe ata të PDK-së. Nuk është me rëndësi çfarë thonë. Ti flet për lisa ata për fshesa, por reagojnë. Edhe të këqyrin në sy. E sa i përket LDK-së, iu shpreh ngushëllime që nuk do tu del ashtu si ata e paskan menduar. Unë nuk kam biseduar me ta”, ka shkruar ai. /Indeksonline/