15:42 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mustafi shënoi golin e epërsisë, por lëndohet nga bashkëlojtari në momentin e festës

Ne kemi parë lojtarë duke festuar çuditshëm pas golave të shënuar.

Si p.sh, Gary Neville e puthi Paul Scholesin vite më parë.

Shkodran Mustafi, tani, kaloi në epërsi Arsenalin ndaj Cardiff Cityt me një gol të bukur me kokë.

Mbrojtësi shqiptar festoi me shqiponjën dy krenare së bashku me asistuesin e golit të tij, Shkodran Mustafi, transmeton IndeksOnline.

Derisa lojtarët e Arsenalit ishin duke festuar, të gjithë lojtarët u afruan te Mustafi.

Dhe Alexandre Lacazzete nuk kishte vend për të festuar afër tij dhe e përgëzoi me dorë mbi kokën e tij.

Por, duket se këtë francezi e bëri me fuqi dhe Mustafi ndjeu dhimbje./IndeksOnline/