17:15 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

N.P.T ‘Menix’ në Podujevë shpall konkurs për 300 punëtorë

N.P.T. “Menix” në Podujevë në bashkëpunim me kompani italo – shqiptare shpallë konkurs për vende të lira të punës: Për 270 femra dhe 30 meshkuj.

Kushtet: Kandidatët duhet të jenë të moshës nga 18 deri 45 vjet. Përvoja e punës nuk është e domosdoshme, ndërsa përparësi kanë kandidatët që posedojnë certifikata të kurseve të rrobaqepësisë. Orari i punës nga 08.00 deri 16.00, 6 ditë në javë.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 25.02.2019 deri më 01.03.2019. Dorëzimi i aplikacioneve bëhet nga ora 11.00 deri në orën 15.00. Për aplikim ju nevojitet vetëm certifikata e lindjes dhe letërnjoftimi. N.P.T. “Menix” gjendet në Podujevë në rrugën “Skënderbeu” p.n. Telefoni: 044/313 – 401 dhe 044/216 – 976.