20:14 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Nabil Fekir komenton “transferimin” te Liverpooli

Ylli i Lionit, Nabil Fekir i ka komentuar zërat që e lidhin atë me një marrëveshje me Liverpoolin. Mesfushori francez nuk e ka mohuar largimin në fund të edicionit duke mos mos i hedhur poshtë edhe zërat për kalimin te Reds.

“Kur e nënshkrova kontratën, presidenti më tha se kemi mundësinë të largohem kur ne të duam. Askush nuk nënshkruan për klubin që të luaj tërë jetën. Kjo nuk funksionon kështu.

Kam kontratë me Lionin deri në vitin 2020, ndërsa fati do të vendos për pjesën tjetër. Jam i Lionit edhe në dy ndeshjet e radhës, pastaj të shohim” ka thënë Fekir kur është pyetur për “marrëveshjen” me Liverpoolin./Indeksonline/