23:25 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Nadal “tradhton” Realin, bëhet tifoz i rivalit lokal (Foto)

Tenisti i njohur, Rafael Nadal është një tifoz i zjarrtë i Real Madridit. Madje numri një në botë, disa herë kishte shpreh gatishmërinë për t’i blerë disa aksione në skuadrën madrilene.

Megjithatë, Nadal siç duket e ka “tradhtuar” klubin Los Blankos, pasi u pa në “Wanda” në stadiumin e Atleticos me shall të kësaj të fundit, shkruan IndeksOnline.

Atletico ishte duke luajtur me Arsenalin në gjysmëfinale të Europa Ligës, ku Nadal u shfaq në ekranin e TV-së me shallë të Atleticos.

Kujtojmë se skuadra e Atleticos siguroi finalen e Europa Ligës, pasi mposhti Arsenalin me rezultat minimal 1 me 0./IndeksOnline/