21:13 / E Enjte, 21 Prill 2022 / OSH

Nagavci: Ka forma të tjera të protestës, greva në arsim s’duhet të jetë opsion

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se greva s’do të duhej të ishte opsion për mësimdhënësit, pasi për shkak të pandemisë, nxënësit kanë pësuar shumë. Për këtë shkak, ajo thotë se Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës e Teknologjisë duhet të gjejë forma të tjera të protestës.

“Greva sidomos në këto ditë pas përballies me pandeminë kur është e vërtetuar tashmë edhe nga studimet e shumta pasi ka pasur humbje edhe në të nxënit e nxënësve dhe në përgjithësi në rezultatet në mësim, greva nuk duhet të jetë një opsion që duhet të shqyrtohet aq më shumë se edhe si qeveri jemi krah mësimdhënësve”, tha Nagavci në RTK.


“Ka forma të tjera të protestës”, shtoi ajo.

SBAShK’u po kërkon 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga dhe miratim sa më të shpejtë të Ligjit për paga.